Komuna e Mitrovicës Veriore ka mbajtur sot takim të hapur me qytetarë, me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshilli komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes institucioneve dhe shoqërisë civile”.
Në këtë takim, Kryetari Erden Atiq ka pritur Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal z.Elbert Krasniqi, z.Veton Elshani Zëvendësdrejtor Rajonal në Policinë e Kosovës, prezente ishte edhe nënkryetare e Komunës Katarina Adancic, Jeta Tela Shefe e stafit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe qytetarë të Mitrovicës Veriore.
Kryetari Atiq ka shpalosur punët që janë kryer në komunë gjatë mandatit të tij dhe projektet që e presin tutje, ai tha se “Demokratizimi i institucionit komunal është shumë i rëndësishëm për mua si kryetar komune por edhe për ekipin me të cilën punojmë bashkë më shumë se 1 vitë. Sa i përket temës së qarkullimit të lëvizjes së lirë jemi të hapur të diskutojmë me juve dhe të ju dëgjojë brengat dhe kritikat aty ku ju i cilësoni si të rëndësishme për me ju përgjigjë çka do që keni nevojë”
Derisa zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se në aspektin e sigurisë nuk ka arsye që ura të jetë e mbyllur.
Po ashtut, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Elbert Krasniq ndër të tjera tha se kur ura të hapet nuk do të ndikojë aspak në përkeqësimin e raporteve ndëretnike.
Takimi ka përfunduar edhe me një vizitë në Urën e Ibrit.