Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të fushëveprimtarisë së vet përfshinë:
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në kaudër të kompetencave,autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore është përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave të nivelit komunal në pajtim me ligjet dhe udhëzimet administrative nga niveli qëndror dhe lokal.
Hartimin dhe azhurimin e planeve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësit tjera në pajtim me udhëzimet administrative të organeve kompetente.
Vlerson rrezikshmërinë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim, ndërmerr masa parandaluese për pengimin ,zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësit tjera.
Reagimi ndaj situatave të shkaktuara dhe ndërmarrja e masave mbrojtëse ,sanimi i gjendjes së shkaktuar nga fatkeqësit natyrore dhe fatkeqësit tjera.
Organizon formimin e njësive vullnetare zjarrfikëse dhe njësive tjera për raste nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera dhe kompleton ato me mjete adekuate për veprim.
Kujdeset për funksionimin e sistemit të lajmërimit dhe alarmimit publik në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ,ofron sigurinë e nevojshme për shkollat,objekteve të cilat menagjohen nga Komuna dhe objekteve me rëndësi të veqantë.
Në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera merret me evakuimin dhe strehimin e qytetarëve nga zona e rrezikut.
Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i sigurisë mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, në bashkëpunim me organet kompetente komunale dhe qeveritare.
Bashkëpunon me institucionet tjera të sigurisë dhe emergjencës:Forcën e Sigurisë së Kosovës,Policinë e Kosovës,Shërbimin Emergjent Mjeksorë,Njësin Profesionale të Zarrfikëjes dhe Shpëtimit,KFOR-in,Policinë e EULEX-it,Kryqiin e Kuq të Kosovës dhe me OJQ-të përkatëse.