Të nderuar qytetarë, nëse zotëroni një ose më shumë qen, ta keni parasysh se në interes të të gjithë qytetarëve të tjerë që jetojnë në komunitetin tonë nuk ju lejohet të braktisni kafshën tuaj shtëpiake as këlyshët e saj. Synimi i Komunës sonë është që një ditë të jetojmë pa qen të braktisur në rrugë. Prandaj kërkojmë mendjemprehtësinë dhe ndihmën tuaj në këtë çështje.
Mos i hidhni qentë;
- Nëse nuk je kultivues, kastro/sterilizo qenin tuaj – nuk e dëmton, do të jetë qen më i mirë;
- Nëse nuk keni të ardhura ose keni të ardhura shumë të ulëta, mund të përdorni shërbimet e Klinikes Veterinare “Mitro Vet”, falas.
- Nëse shihni njerëz nga rajonet tjera duke hedhur qen në Mitrovicën Veriore, shkruani targat e veturës dhe lajmërohuni menjëherë në Policinë e Kosovës!
Ju lutemi mbani qentë tuaj në mënyrë korrekte dhe respektoni dëshirat tona për një të ardhme pa qen endacakë.
Ne jemi duke trajtuar 500 qen endacak në territorin e Komunës së Mitrovicës Veriore së bashku me fondacionin zviceran StrayCoCo – Të shpresojmë që deri në fund të vitit të gjithë të jetojmë në një rajon të sigurt me më pak qen endacak.