Së bashku për ruajtjen e trashëgimisë kulturore!
Sot, në ambientet e komunës, u mbajt një takim me banorët e lagjes së boshnjakëve lidhur me restaurimin e shtëpisë-muze – simbol i historisë dhe identitetit lokal.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanisë projektuese, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe QRTK-së Mitrovicë, u shkëmbyen ide, u kryen përgatitjet në terren dhe u paralajmërua prezantimi i draft-projektit brenda 10 ditëve të ardhshme.
Ky projekt nuk i restauron vetëm muret – por edhe tregimet, kujtimet dhe bashkësinë.