Kryetari Erden Atiq tha se punimet në rrugën drejt Zveçanit janë një ndër projektet me prioritet të lartë dhe po zhvillohen me përkushtim maksimal.
Ai theksoi se ndërtimi po bëhet sipas standardeve të larta, me qëllim krijimin e një infrastrukture të sigurt dhe të qëndrueshme.
Në fund, falënderoi qytetarët për durimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj faze të rëndësishme.