Shënjohet shtëpia e veprimtarit Latif Berisha në ditëlindjen e tij
Në përvjetorin e lindjes së veprimtarit dhe intelektualit të shquar Latif Berisha, është vendosur një pllakë përkujtimore në shtëpinë e tij familjare, e cila u dogj gjatë luftës, ndërsa ai vetë u vra në prag të saj.
Latif Berisha ishte profesor universitar i historisë së letërsisë shqipe, udhëheqës në sektorin e kulturës, dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeta dhe veprimtaria e tij janë dëshmi e përkushtimit intelektual dhe patriotik për lirinë, kulturën dhe identitetin shqiptar.
Shënjimi i shtëpisë së tij është një akt kujtese dhe nderimi për figurën dhe sakrificën e tij, që mbetet frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
