Po afrohen Zgjedhjet Lokale 2025 – A e keni të saktë qendrën tuaj të votimit?
Më 12 tetor 2025, qytetarët e Republikës së Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit lokalë.
Para se të vijë dita e votimit, është e rëndësishme të siguroheni që jeni të regjistruar në qendrën e duhur të votimit.
Nga 28 qershor deri më 29 gusht 2025, mund të:
Kontrolloni qendrën ku jeni të regjistruar për të votuar
Kërkoni ndryshimin e saj, nëse është e nevojshme – brenda komunës suaj
Ku dhe si mund ta bëni këtë?
Lehtësisht online përmes platformës: qv.kqz-ks.org
Ose personalisht në Zyrën Komunale të Komisionit Zgjedhor në komunën tuaj
Për ndihmë dhe informacione shtesë, telefononi pa pagesë në: 0800 55 555
Apo vizitoni faqen zyrtare: www.kqz-ks.org