Në kuadër të vazhdimit të punimeve në Rrugën e Kollashinit, Komuna Mitrovicës Veriore po i zhvillon aktivitetet ndërtimore në përputhje të plotë me planin urbanistik dhe projektin për rregullimin e qytetit.
Aktualisht, punimet përfshijnë:
• Instalimin e ndriçimit publik
• Ndërtimin e trotuareve
• Krijimin e shtigjeve për biçikleta
• Rregullimin e parkingjeve
• Hapësira për shëtitje të rrethuara me gjelbërim
Kjo ndërhyrje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një infrastrukture moderne, funksionale dhe më të këndshme për komunitetin.