Së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, z. Xhelal Sveçla, znj. Arberije Nagavci dhe z. Faton Peci, vendosëm gurthemelin e shkollës së parë shqipe në Lagjën e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore, një hap historik për arsim dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Shkolla e re, që do të ketë 9 klasa, do të ofrojë një ambient modern, të sigurt dhe frymëzues për mësim. Në të njëjtin objekt do të funksionojë edhe çerdhja, duke mbështetur familjet dhe fëmijët e komunitetit. Me këtë gurthemel ne ndërtojmë të ardhmen, dijen dhe shpresën për brezin e ri të qytetit tonë.