Fusha e basketbollit në rrugën Kollshinska po rilind!
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës Veriore ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) për ristrukturimin dhe modernizimin e fushës së basketbollit në këtë zonë.
Ky projekt do t’u ofrojë të rinjve të Mitrovicës Veriore një hapësirë bashkëkohore për sport dhe argëtim, duke e kthyer fushën në një vend të gjallë energjie dhe bashkëpunimi komunitar.
Ky është një tjetër hap përpara në përkushtimin tonë për të mbështetur sportin, rininë dhe jetën aktive në qytetin tonë.