Për një ambient më të bukur dhe më të pastër për të gjithë!
Falë implementimit nga SIT dhe financimit nga DRC, është përfunduar me sukses renovimi i parkut për fëmijë te Tre Rrokaqiejtë dhe Kodra e Minatorëve.
Ky projekt u realizua në bashkëpunim mes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe SIT, duke krijuar një hapësirë më të sigurt dhe më të këndshme për lojë dhe relaksim për fëmijët dhe komunitetin.
Në kuadër të këtij projekti janë kryer restaurimi i ulëseve, vendosja e koshave për mbeturina, si dhe pastrimi i shkallëve, duke siguruar një mjedis më të pastër dhe të rregullt për banorët e zonës.
Kujdesi për hapësirat publike është një nga prioritetet tona, dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, po e bëjmë çdo ditë tonë më të gjelbër, më të pastër dhe më mikpritëse për të gjithë!