Sot përkujtojmë Astrit Deharin, që me angazhimin dhe bindjen e tij la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike e shoqërore të vendit tonë. Kujtimi për të mbetet një thirrje e vazhdueshme për drejtësi dhe përkushtim ndaj vlerave demokratike.
Në këtë përvjetor, gjatë homazheve përkujtimore, u shpreh nderim i veçantë për jetën dhe parimet që e udhëhoqën Astritin, përkushtimi, guximi dhe dashuria për vendin.
Kujtimi për Astritin mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e njohën dhe e vlerësojnë kontributin e tij.