Të hënën me datën 02.06.2025 në sallën e Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, u mbajt dëgjimi publik me qytetarë i Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Zhvillim Ekonomik në bashkëpunm me Kuvendin Komunal lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026-2028.
I pranishëm në këtë takim me qytetarë ishte kryesuesi i kuvendit z. Nedzat Ugljanin, drejtorë komunal, asambleist komunal, grupi punues përgjegjës për dëgjime buxhetore, qytetarë dhe media.
Me një fjalë rasti, të pranishmëve iu është drejtuar kryesuesi z. Ugljanin, duke theksuar se qëllimi i këtij takimi është që qytetarët të bëhen pjesë e vendimmarrjes, të japin propozime dhe të shpalosin kërkesat e tyre të cilat do të bëhen pjesë e projekteve kapitale dhe sigurojnë një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës Veriore.
Gjatë këtij dëgjimi, drejtorja e DBFZHE znj. Mevlyde Peci Shala dha informacione lidhur me këtë kornizë, e cila siguron një analizë të hollësishme të shpenzimeve publike dhe përcakton parametrat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e vazhdueshëm të buxhetit vjetor komunal.
Gjithashtu drejtorja znj. Shala njoftoj se Granti i Përgjithshëm për vitin 2026 do të jetë në shumën prej 3,289,654€, Granti Specifik për Arsim në vitin 2026 për Komunën e Mitrovicës Veriore arrin vlerën 1,819,401€, Granti Specifik për Shëndetësi Primare për vitin 2026 është aprovuar në shumën prej 480,594€, Financimi për Shëndetësi Sekondare është në shumën 989,935€, Projeksioni për të Hyrat Vetanake 2026 arrin vlerën prej 135,700€, ku ne total buxheti i komunës së Mitrovicë Veriore pë vitin 2026 është në shumën 6,715,284€ sipas Qarkores 2026/01.