Kryetari i komunës, Erden Atiq, zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Morbach, Arianit Besiri nga Gjermania. Gjatë takimit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy komunave.
Z.Atiq prezantoi prioritetet e Komunës së Mitrovicës Veriore dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve lokale. U dakordua që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të zhvillohen projekte të përbashkëta në të ardhmen.