Drejtoria e Inspektoratit Komunal në Mitrovicën Veriore, me asistencën e Inspektoratit Sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, ka mbyllur përkohësisht një klinikë private me licencë. Gjatë kontrollit janë evidentuar dhe larguar pothuajse 30 produkte mjekësore me afat të skaduar.
Gjithashtu, janë konstatuar parregullsi në sistemin e ventilimit, si dhe dokumentacion i pa noterizuar, gjë që përbën shkelje të standardeve ligjore dhe profesionale.
Nesër pritet që në terren të dalin edhe Inspektorati Farmaceutik dhe ai Shëndetësor për të kryer asgjësimin e artikujve të dyshimtë.
Vijon procedura e rregullt për ndërmarrjen e masave financiare dhe pezullimin e mundshëm të licencës, deri në përmirësimin e mangësive të evidentuara me qëllim garantimin e standardeve të sigurisë për pacientët.