Kryetari Atiq ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë z. Matti Nissinen me ekipin e tij.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në veri, gatishmërinë për bashkëpunim ndërshtetëror, paqen dhe stabilitetin në vend.
Poashtu, Kryetari Atiq shpalosi punën e tij që nga fillimi i mandatit si kryetar, duke e njoftuar atë për të gjitha zhvillimet dhe të arriturat si komunë e veriut.