Në vazhdën e aktivitetit për lirimin e hapësirave publike është liruar hapësira e shfrytëzuar ndërvite për aktivitet të gastronomisë e cila ka penguar lëvizjen e lirë të banorëve.
Në kuadër të aktiviteteve për realizimin e kërkesave të qytetarëve për lirimin e hapësirave publike, inspektorati komunal ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lirimin e hapësirave në rrugën ‘Sutjeska’.
Qeverisja lokale në komunën e Mitrovicës Veriore është e përkushtuar për realizimin e kërkesave të qytetarëve.