Kryetari i komunës, Erden Atiq, theksoi se Festivali “Mittrix Fest” është bërë pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të Mitrovicës, pasi bashkon artistët dhe publikun, sjell buzëqeshje e bashkim, dhe meriton mbështetje të plotë nga institucionet dhe qytetarët.