Një lajm i mirë për qytetarët e Mitrovicës Veriore!
Kryetari Erden Atiq, në bashkëpunim me Zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e një parku modern dhe hapësirave rekreative – një projekt që sjell më shumë jetë, gjelbërim dhe mundësi për rekreacion në zemër të qytetit.
Së shpejti, Mitrovica Veriore do të ketë:
- Hapësira të gjelbëruara për qetësi e relaks
- Fusha për basketboll e ping pong për sportdashësit
- Pajisje moderne për fitnes në ambient të hapur
- Kënd të sigurt dhe argëtues për fëmijët tanë
Qyteti po merr frymë ndryshe – dhe ne po ju mbajmë të informuar për çdo hap që përmirëson jetën tuaj!
