Streetball 2025 në Mitrovicën Veriore.
Një ditë e paharrueshme në zemër të sportit!
Mitrovica Veriore edhe një herë tregoi pse e meriton emrin Qyteti i Sportit!
Falë organizimit të Komunës së Mitrovicës Veriore, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Drilon Hajrizin dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, ngjarja madhështore Streetball 2025 solli energji, pasion dhe adrenalinë në zemër të qytetit.
Qendra e Mitrovicës u mbush me sportistë, të rinj, familje dhe adhurues të basketbollit që krijuan një atmosferë unike me gara, muzikë dhe shumë emocione.
Faleminderit të gjithë sponzorëve për përkrahjen e jashtëzakonshme, dëshmi se komuniteti jonë e vlerëson sportin dhe fuqinë që ai ka për të bashkuar njerëzit.
Streetball 2025 solli buzëqeshje, kujtime të bukura dhe një mesazh të qartë: Mitrovica Veriore jeton dhe frymon sport!
