Me pasion për sportin dhe përkushtim ndaj komunitetit, kemi realizuar me sukses një projekt që do të lërë gjurmë – një fushë moderne basketbolli, një vend ku talenti takohet me mundësinë.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, falë mbështetjes financiare nga ProCredit Bank, kanë realizuar këtë projekt – një hapësirë e re, dinamike dhe e sigurt, e cila do të shërbejë si pikë takimi për të rinjtë, sportistët dhe të gjithë ata që besojnë në fuqinë e lojës së ndershme dhe bashkëpunimit.
Fusha jonë e re nuk është thjesht një infrastrukturë – është simbol i investimit në të ardhmen, në shëndet, edukim dhe zhvillim personal. Ajo përfaqëson energjinë pozitive, frymën ekipore dhe mundësinë për të ndjekur ëndrrat me top në dorë.
Për të gjithë ju që e përdorni këtë fushë: luani me zemër, por edhe me kujdes.
Kjo fushë është pasuri e përbashkët, është e qytetit tonë, është e juaja. Le ta ruajmë bashkë, që të shërbejë edhe për shumë gjenerata që vijnë.