Njoftojmë qytetarët e Mitrovicës Veriore se sot gjatë ditës Inspektorati komunal në bashkëpunim me Inspektoratin sanitar në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolla rutinore në disa lokacione ku po zhvillohej aktiviteti i gastronomisë.
Gjatë inspektimeve, janë identifikuar biznese ku kanë zhvilluar aktivitetin e gastronomisë pa siguruar kushtet elementare higjienike.
Në disa nga lokacionet, është bërë asgjësimi i produkteve ushqimore për shkak të afateve të skaduara si dhe në mungesë të dokumentacionit për prejardhjen e produkteve ushqimore.
Inspektime rutinore janë realizuar edhe në kuzhinën e spitalit të qytetit, ku gjatë vizitës është takuar edhe përgjegjësi i spitalit Z. E. i cili njoftoi për mënyrën e funksionimit të kuzhinës, ku i njëjti u zotua se do të siguroj të gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas kërkesës së inspektorëve.
Disa nga lokacionet e inspektuara, i është pezulluar aktiviteti i punës deri në përmirësimin e kushteve të punës sipas sugjerimeve të inspektoratit.
Qeverisja lokale në Komunën e Mitrovicës Veriore, është e përkushtuar maksimalisht për përmirësimin e jetës së qytetarëve.