Gjatë këtyre ditëve, inspektorët komunal në bashkëpunim me inspektorët sanitarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë vazhduar kontrollet e rregullta në disa objekte të gastronomisë dhe pika shitjeje.
Gjatë inspektimeve, inspektorët kanë verifikuar respektimin e standardeve higjienike dhe dokumentacionin për prejardhjen e produkteve ushqimore.
Qeverisja lokale e Mitrovicës Veriore do të vazhdojë me inspektime të rregullta me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.