Nga nesër, në Mitrovicën Veriore do të fillojnë punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe rregullimit të qarkullimit rrugor.
Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së punimeve. Respektimi i shenjëzimit është i domosdoshëm për sigurinë e të gjithëve.
Faleminderit për durimin dhe kontributin tuaj për një mjedis më të sigurt rrugor!