Kryetari Erden Atiq ka kujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke theksuar sakrificën e tij heroike në mbrojtje të rendit dhe sigurisë. Ai ka theksuar se guximi dhe përkushtimi i tij do të mbeten frymëzim për të gjithë ne.
Komuna e Mitrovicës Veriore nderon dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për dyvjetorin e rënies heroike të rreshterit Afrim Bunjaku, duke kujtuar guximin dhe përkushtimin e tij në mbrojtje të rendit dhe sigurisë, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën e komunitetit tonë.