Punimet në drejtim të Zveçanit po vazhdojnë me dinamikë të qëndrueshme dhe sipas planit të paraparë. Ky investim strategjik do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen rrugore, duke garantuar një qarkullim më të sigurt dhe më të rehatshëm për të gjithë qytetarët.
Faleminderit të gjithë banorëve për durimin dhe mirëkuptimin gjatë punimeve.
Bashkë po ndërtojmë një infrastrukturë moderne që do të sjellë zhvillim dhe përparim për komunitetin tonë.