Kryetari Erden Atiq bëri të ditur se së shpejti do të nisë një projekt i ri rekreativ në zonën e Qeshmellugës, drejt Zveçanit, përgjatë shtratit të lumit Ibër.
Ai tha se projekti përfshin ndërtimin e një shëtitoreje moderne me shtigje për ecje, biçikleta dhe ndriçim publik – një hapësirë që do të shërbejë si vendpushim dhe relaks për të gjithë qytetarët.
“Po i rikthejmë qytetit tonë frymën e jetës pranë lumit – aty ku natyra takohet me urbanen,” u shpreh kryetari Atiq.