Renovimi i Zyrës Kadastrale në Mitrovicën Veriore, një hap konkret drejt shërbimeve më efikase për qytetarët tanë!
Sot, në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit me Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, z. Avni Ahmeti, për renovimin e hapësirave të Zyrës Kadastrale në Komunën tonë.
Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve për qytetarët, duke krijuar kushte më të mira për punë, organizim dhe transparencë.
Bashkëpunimi mbështetet nga Qeveria e Kosovës dhe financohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) në kuadër të projektit REGIP.
Ky është një tjetër hap përpara në përpjekjet tona për të ndërtuar institucione funksionale, efikase dhe afër qytetarit.