Komuna e Mitrovicës Veriore, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka organizuar një takim të grupit punues për hartimin e dokumentit të vlerësimit të rrezikshmërisë për territorin e komunës.
Ky aktivitet u mbajt në ambientet e Komunës së Mitrovicës Veriore, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të Republikës së Kosovës, duke përfshirë Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.