Kryetari i Komunës, Erden Atiq, zhvilloi një takim me kolonelin Jonathan Lloyd, ku ata diskutuan për sfidat dhe sukseset kryesore të Komunës së Mitrovicës Veriore. Ata gjithashtu shqyrtuan planet strategjike për zhvillimin e mëtejshëm dhe mundësitë për bashkëpunim të ngushtë për arritjen e rezultateve të qëndrueshme. Takimi konfirmoi angazhimin për zhvillim të përbashkët dhe bashkëpunim në rajon.