Në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më datë 30.05.2025, do të procedohet për votim themelimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).
Në përbërjen e KKSB-së do të përfshihen përfaqësuesit e bashkësive fetare, përfaqësuesit komunalë, përfaqësuesit e komuniteteve, institucionet e sigurisë, këshilli i prindërve, si dhe organizatat joqeveritare lokale.
Në kuadër të KKSB-së do të trajtohen çështjet me interes për komunën dhe qytetarët në përgjithësi. Do të bëhet evidentimi i nevojave të qytetarëve si dhe vlerësimi i situatave momentale në Komunën e Mitrovicës Veriore.