THIRRJE PUBLIKE – MBËSHTETJE PËR FAMILJET NË NEVOJË!
Komuna e Mitrovicës së Veriut
Afati i aplikimit: 28.07.2025 – 18.08.2025
Dorëzimi i dokumenteve: Çdo ditë pune prej 09:00 deri në 15:00, në ndërtesën e Komunës
Komuna e Mitrovicës së Veriut shpall thirrjen për aplikim për Renovim / Rindërtim të shtëpive private për familjet e cenueshme, në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”.
Projekti synon përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet me të ardhura të ulëta, duke ofruar financim për renovim apo rindërtim të shtëpive private.
Mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (BZhKE).
⸻
Kush ka të drejtë të aplikojë?
Familjet që përballen me këto rrethana:
Shtëpi që nuk i plotëson kushtet për banim
Rrezik shembjeje ose dëmtimi serioz
Shpronësim, shpërngulje ose shtëpi e pa-legalizuar
Vështirësi të rënda ekonomike
Persona me aftësi të kufizuara
Viktima të fatkeqësive natyrore ose luftës 1998/99
Çështje tjera të veçanta që i vlerëson Komuna
⸻
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
Formulari i aplikimit (merret në Komunë ose në faqen zyrtare)
Letërnjoftimi i aplikuesit
Deklaratë për bashkësinë familjare
Dokument që dëshmon njërën nga kategoritë e lartpërmendura
Certifikatë pronësie ose dëshmi që shtëpia është në legalizim
Leje ndërtimi ose vërtetim i procesit të legalizimit
Faturë tatimi për vitin 2025 (e-Kosova)
Dokumentet dorëzohen në zarf të mbyllur me këto të dhëna të shkruara jashtë:
• Emri i aplikimit
• Emri e mbiemri i aplikuesit
• Adresa
• Data e aplikimit
Për më shumë informata, kontaktoni zyrën për Banimin Social Adekuat në Komunë.
https://mitroviceeveriut.rks-gov.net/thirrja-per…/…
https://mitroviceeveriut.rks-gov.net/formulari-per…/…