Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës urbane, në Mitrovicën Veriore janë duke u zhvilluar punime intensive në këto rrugë:
• Rruga Xhon Kenedi
• Rruga Vasilie Ostrovski
• Rruga Filip Vishnjiq
Punimet që po realizohen përfshijnë:
• Rindërtimin dhe asfaltimin e rrugëve
• Rregullimin dhe shtrimin e trotuareve me pllaka të reja
• Përmirësimin e sistemit të ndriçimit publik
Qëllimi i projektit është të rrisë sigurinë në komunikacion, të lehtësojë qarkullimin dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës për banorët e zonës.