Punimet për ndërtimin e trotuarit dhe shtegut të biçikletave në rrugën Kollashinska po ecin me ritëm të shpejtë! Aktualisht, po shtrihen bazamentet, vendosen bordurat dhe po përgatitet terreni për kubëzim. Ky projekt është pjesë e angazhimit për një qytet më të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë.
Pritet që punimet të përfundojnë brenda afatit të planifikuar, duke i dhënë kësaj rruge një pamje më funksionale dhe moderne.