Komuna e Mitrovicës Veriore po zbaton iniciativën për lirimin e hapësirave publike nga uzurpimi, duke ofruar ato për shfrytëzim të qytetarëve.
Hapësirat publike janë për shfrytëzim për qytetarët dhe për këtë edhe po vazhdon lirimi i tyre duke larguar çdo pengesë që cenon lëvizjen e lirë.
Sot ka përfunduar puna për largimin e kafiterisë e cila ndër vite ka zhvilluar aktivitetin ilegalisht dhe pa u ndërmarrë asnjë veprim nga zyrtarët e inspektoratit të qeverisjes së kaluar.
Edhe në ditët dhe javët në vijim do të ketë vazhdim të angazhimit komunal deri në lirimin e të gjitha hapësirave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe rrezikojnë qytetarët.
Ftojmë afaristët të ndjekin procedurat ligjore për shfrytëzimin e hapësirave publike, aty ku nuk pengojnë lëvizjen e qytetarëve.