Në vazhdën e aktiviteteve për shenjëzimet horizontale dhe vertikale në rrugët e qytetit, ka vazhduar procesi i shenjëzimit vertikal në rrugët Xhon Kenedi, Çlirimi dhe Kolashini.
Ky aktivitet ka për qëllim lirimin e trotuareve për të mundësuar lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.
Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë këto masa dhe të mirëpresin këto veprime.
Të gjithë shkelësit dhe ata që nuk respektojnë rregullat do të përballen me Policinë e Republikës së Kosovës dhe Inspektorët Komunalë të Komunikacionit.