Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Komiteti për Politikë dhe Financa
Konkurset & Njoftimet
Njoftimet
Procesverbalet
Prokurimi
Raportet Financiare
Rregulloret
Shpalljet
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Vendime e Kryetarit
Vendimet
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Komiteti për Politikë dhe Financa
Konkurset & Njoftimet
Njoftimet
Procesverbalet
Prokurimi
Raportet Financiare
Rregulloret
Shpalljet
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Vendime e Kryetarit
Vendimet

Sektori i Gjendjes Civile

  • Mbajtja dhe ruajtja e librave amëz të të lindurve, martuarve dhe vdekurve;
  • Regjistrimi i të porsalindurve në LAL;
  • Regjistrimi i të vdekurve në LAV;
  • Kurorëzimi i martesave brenda dhe jashtë Komunës dhe regjistrimi në LAM;
  • Ndryshimi dhe përmirësimi i emrit personal sipas kërkesës së palës;
  • Lëshonçertifikatat (për faktet që mbajnë evidencë sipas detyrës zyrtare): çertifikatat e lindjeve, jete, statusit martesor, martese, vendbanimit, vdekjes, bashkësisë familjare, shtetësisë, dhe deklaratën për mbajtjen e familjes;
  • Zhvillon procedurën për fitimin dhe humbjen e shtetësisë;
  • Të gjitha punët e tjera të bazuara në kompetencat e deleguara nga pushteti qendror.

Në zyrat e Sektorit të Gjendjes Civile qytetarët mund të aplikojne qe te pajisen me këto dokumente si: çertifikatat e lindjes, të vdekjes, kurorëzimet,çertifikatat e statusit martesor, dëshmi për personin që është gjallë, dëshmi për vdekjen ku u shërben qytetarëve për trashëgimi, vërtetimin që është mbajtës i familjes, evidenca e numrave personalë për fëmijë deri në 16 vjeç, regjistrimi i lindjeve,i vdekjeve, i kurorëzimeve, çertifikatat mbi bashkësitë familjare, si dhe vërtetimi i përshkrimeve, nënshkrimeve, dorëshkrimeve etj.

Më poshtë e keni të paraqitur proceduren për aplikim të çertifikatave

Procedura për regjistrim dhe marrjen e çertifikatave    

  • çertifikatë e lindjes
  • çertifikatë shtetësie
  • çertifikata e statusit martesor
  • çertifikatë martese
  • çertifikatë vendbanimi
  • çertifikatë për lidhje martese
  • çertifikatë vdekjeje
  • çertifikata e bashkësisë familjare

Çertifikata e lindjes  

Nëse jeni të regjistruar, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të lindurve për ju. Në secilën dosje të Regjistrimit të Lindjes duhet të gjendet komplet dokumentacioni i nevojshëm për regjistrimin e lindjes. Dokumentacioni që përmban dosja ndryshon varësisht nëse lindja ka ndodhur në institucion shëndetësor, jashtë institucionit shëndetësor apo jashtë vendit. Nëse konstatohet se në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:

  • Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
  • Fletë lëshimi i institucionit shëndetësor publik apo privat ku ka ndodhur lindja,
  • Çertifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
  • Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
  • Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për prindërit e fëmijës. Për fëmijët e braktisur, vërtetimi i organit të kujdestarisë.

Për fëmijën e lindur jashtë institucioneve shëndetësore (në shtëpi) lëshohet, në dosjen e regjistrimit të lindjes duhet të gjenden këto dëshmi:

  • Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
  • Vërtetimi i institucionit shëndetësor për vaksinimin e kryer,
  • Çertifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
  • Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
  • Deklarata e së paku dy dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës jashtë institucionit shëndetësor,
  • Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.

Për çertifikate të lindjes për fëmijën e lindur jashtë territorit të Kosovës duhet që në dosjen e regjistrimit të lindjes gjenden:

  • Kërkesa për regjistrimin e lindjes,
  • Çertifikata e lindjes internacionale apo ekuivalenti i lëshuar nga shteti i lindjes,
  • Çertifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
  • Procesverbali për pranimin e atësisë, nëse fëmija është jashtëmartesor,
  • Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit të prindërve të fëmijës.

Çertifikata e lindjes, vlen për afat të pakufizuar, nëse nuk pëson ndryshime në të dhëna, përveç në rastin kur përdoret për martesë sipas LSC.

Çertifikata shtetësie 

Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e shtetasve të Kosovës, mund t’ja bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile, në të cilën ndodhet regjistri i shtetasve për ju. Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës. Për çertifikatë shtetësie personi duhet të jetë prezent në Zyrën e Gjendjes Civile, duhet ta bëj kërkesën dhe të posedoj dokument të identifikimit. Gjithashtu duhet të ketë çertifikatën e lindjes.

Çertifikata e statusit martesor 

Çertifikata e statusit martesor është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i lindjes, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të personit të interesuar. Ndërsa, në rastet kur nuk ekziston regjistri i të lindurve, lëshohet në bazë të deklaratave të dy dëshmitarëve dhe kopjes së dokumentit të identifikimit të paraqitësit të kërkesës dhe dëshmitarëve. Nëse gjendja martesore e tij/saj është e shkurorëzuar duhet vendimi i shkurorëzimit. Çertifikata e statusit martesor, vlen 6 muaj nga data e lëshimit.

 Çertifikata martese 

Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e të martuarve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të martuarve për ju. Çertifikata e martesës, vlen deri sa nuk ka ndryshime në të dhënat.

Çertifikatë vendbanimi 

Nëse jeni të regjistruar në regjistrin e vendbanimit, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i vendbanimit për ju. Ende nuk kanë hyrë në fuqi UA për zbatimin e Ligjit për vendbanimin.

 Çertifikata për lidhje martese 

Çertifikata e martesës, kapaciteti martesor, është dokument zyrtar që e lëshon Zyra e Gjendjes Civile, në bazë të dhënave nga regjistri i të martuarve, sipas detyrës zyrtare apo me paraqitjen e kërkesës me shkrim. Nëse qytetari i huaj e ka fituar shtetësinë e Kosovës dhe lidhë martesë jashtë shtetit, duhet ta nxjerrë çertifikaten me aftësi ligjore për të lidh martesë jashtë shteti (kapaciteti martesor). Çertifikata e martesës, vlen 6 muaj nga data e lëshimit.

 Çertifikatë vdekjeje 

Nëse personi në fjalë është i regjistruar në regjistrin e të vdekurve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të vdekurve. Nëpunësi kompetent duhet ta bëj verifikimin e drejtpërdrejtë në regjistrin përkatës të gjendjes civile apo në dosjen fizike pas konstatimit se janë plotësuar këto kushte:

  • Kërkesa për e regjistrimin e vdekjes,
  • Vërtetimi mbi vdekjen nga institucioni shëndetësor, nëse vdekja ka ndodhur në institucionin shëndetësor publik ose privat,
  • çertifikata e lindjes,
  • çertifikata e martesës për ata që kanë qenë të martuar.
  • Fotokopja e dokumentit të identifikimit ose dokumenti i udhëtimit i personit për të cilin kërkohet çertifikata,
  • Dëshmia e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës pa ndonjë dyshim nëse vdekja ka ndodhur jashtë institucionit shëndetësor.
  • çertifikata e vdekjes, internacionale ose ekuivalenti, nga shteti ku ka ndodhur vdekja, kur vdekja ka ndodhur jashtë,
  • çertifikata e vdekjes e lëshuar vetëm pasi jetë bërë regjistrimi në regjistrin e gjendjes civile të të vdekurve.

Nëse vdekja ndodhë jashtë shtetit, duhet çertifikata origjinale e vdekjes e lëshuar nga shteti i huaj, kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur dhe kopja e dokumentit të paraqitësit të kërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes. çertifikata e vdekjes, vlen përgjithmonë.

 Çertifikata e bashkësisë familjare 

 Deklaratën e bashkësisë familjare, e lëshon Zyra e Gjendjes Civile sipas detyrës zyrtare ose pas kërkesës me shkrim nga personi i interesuar. Nëse kërkuesi ka dikë që është i varur prej tij dhe duhet cekur në çertifikatë, atëherë personat duhet të jenë pranishëm dhe të prezantojnë kopjet e dokumenteve të identifikimit të tyre. çertifikata mbi bashkësinë familjare vlen 6 muaj nga data e lëshimit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Komiteti për Politikë dhe Financa
Konkurset & Njoftimet
Njoftimet
Procesverbalet
Prokurimi
Raportet Financiare
Rregulloret
Shpalljet
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Vendime e Kryetarit
Vendimet