Bsc. Asdren PECI
Udhëheqës i Sektorit për Teknologji Informative
Komuna Mitrovicë e Veriut
Mobil : +383 49 163 586
Centrix : 038 200 34 804
email: asdren.peci@rks-gov.net
- Udhëheq me Sektorin për Teknologji të Informacionit dhe është përgjegjës për veprimtarinë e rregullt, si dhe udhëheq dhe kontrollon stafin e sektorit për të siguruar që janë të motivuar dhe trajnuar si duhet dhe kryejnë detyrat sipas standareve të kërkuara duke i ofruar udhëzime dhe monitorim të punës;
- Drejton dhe kontrollon të gjitha shërbimet e TI-së për të siguruar që i ofrojnë menaxherëve dhe stafit nivelin e kërkuar të përkrahjes;
- Monitoron performancën e të gjitha shërbimeve të TI-së për të siguruar që operojnë me standarde të larta dhe për të identifikuar ndonjë lëmi të përmirësimit potencial duke përfshirë infrastrukturën kritike të rrjetit, dhomës së serverve, active directory, intranetit etj.;
- Menaxhimi i të gjitha aspekteve të ofrimit të shërbimeve TI-së dhe të gjitha aktiviteteve të lidhura me zhvillimet e softuerit;
- Zhvillon dhe implementon çdo sistem të nevojshëm të teknologjisë së informacionit për të siguruar që proceset administrative operojnë në mënyrë efikase dhe efektive;
- Planifikimi dhe këshillimi i menaxhmentit mbi nevojat e identifikuara për avancime apo shtime të domosdoshme në harduer të TI-së dhe mirëmbajtjen e tij;
- Siguron që pajisjet dhe sistemet e softuerit të TI-së mirëmbahen sipas standardeve të larta të efikasitetit;
- Ruan të dhëna në Data Center si dhe mban kontakte të rregullta me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit për implementim të projekteve të e-qeverisjes;
- Menaxhon me dhomës e serverëve, rrjetit të kompjuterëve dhe planifikimin e infrastrukturës për TI.
- Administrim dhe përkrahje në Aplikacionin e Intranetit, e-pasurisë, SMAED (Sistemi për Menaxhimin dhe Arkivimin Automatik të Dokumenteve), SMVP (Sistemi i menaxhimit të vijueshmërisë në punë), SIMBNJ-se (Sistemi i Menaxhimit të Burimeve njerëzore), GJC (Gjendja Civile), LOGO (Sistem i menaxhimit të financave), QGIS (Quantum Geographic Information System, databazë për PZHK, ),
- Mirëmbajtja e Ueb Faqes, Përkrahje ne sistem e Protax te tatimit ne pronë, Përkrahje te DGJKP rreth aplikacioneve nga AKK, përkrahje DBZHR rreth aplikacioneve për bujqësi.
- Mirëmbajtja e sistemit te pritjes te Gjendja Civile
- Administrimin e uebfaqës zyrtare të komunës
- Administrimi i AD (Active Derictory), mirëmbajtja e pajisjeve për performancë etj.
- Monitorimi i mbledhjeve te kuvendit – transmetimi online.
- Mirëmbajtja e kompjuterëve , formatimi dhe instalimi i programeve të licencuara nga MAP. – ASHI- ja
- Ruajtja e të dhënave në serverë .
- Mirëmbajtja e rrjetit LAN në ndërtesën e Komunës.
- Mirëmbajtja e rrjetit nëpër zyrat e Gjendjes Civile
- Përkrahja teknike e shkollave rreth pajisjeve te TI-se
- Instalimi i softuerëve me te avancuar
- Përkrahje të gjitha institucioneve shtetërore që operojnë në territorin e komunës së Mitrovicës rreth problemeve me rrjet.
- Bënë vlerësim të rregullt të stafit nën mbikqyrje të tij dhe përkrah zhvillimin e tyre permes trajnimeve;
- Kryen edhe detyra tjetra në përputhje me ligjet dhe rregulloret, të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.