Qendra për Shërbime të Qytetarëve
- Është përgjegjëse për qytetarët dhe bizneset;
 - Pranon kërkesat dhe ankesat e kompletuara nga qytetarët dhe subjektet tjera;
 - Përcjelle kërkesat e kompletuara në drejtoritë përgjegjëse për shqyrtim dhe vendosje;
 - Komunikon në mënyrë korrekte dhe transparente;
 - Njofton qytetaret me informacionet e nevojshme lidhur me kushtet, procedurat administrative, ligjore, afatet kohore të paraqitjes dhe trajtimit të kërkesave dhe parashtresave të qytetarëve;.
 - Njoftimet, si në formën klasike ashtu edhe përmes formës elektronike (internetit)
 - Ofron shërbime të gjendjes civile, tatimit në pronë, regjistrimin c bizneseve, shërbimet kadastrale, përmes pranimit të kërkesave:
 - Përgatitë dhe vënë në dispozicion broshura dhe fletëpalosje informative për qytetarët si dhe i publikon në web-faqen zyrtare;
 - Këshillon dhe jep ndihma juridike për mënyrën e plotësimit të kërkesave dhe parashtresave;
 - Pranon dhe regjistron kërkesat dhe parashtresat;
 - Mban dosjet statistika te parashtresave dhe kërkesave të paraqitura nga qytetaret;
 - Shtyp librin e protokollit për kërkesat / parashtresat nga sistemi eMS/CSC
 - Vëzhgon reagimin e qytetareve dhe zyrtareve të Komunës ndaj shërbimeve që ofron