Muaji Rozë – Kontroll Falas për Gratë
Në kuadër të aktiviteteve të “Muajit Rozë”, Komuna e Mitrovicës Veriore në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizon kontrolle falas me mamograf mobil, me qëllim vetëdijesimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Lokacioni: Në fillim të sheshit, pjesa veriore pranë urës kryesore
Datat: 21 dhe 22 tetor 2025
Ora: 10:00 – 16:00
Ftojmë të gjitha gratë të përfitojnë nga kjo mundësi e rëndësishme për kujdesin dhe ruajtjen e shëndetit të tyre. Zbulimi i hershëm është çelësi për trajtim të suksesshëm dhe jetë më të shëndetshme.