Dëgjimi i parë buxhetor me gra, vajza dhe shoqërinë civile!
Mitrovicë Veriore, 15 Korrik 2025.
Sot u mbajt dëgjimi i parë publik për planifikimin e Buxhetit Komunal 2026–2028, me pjesëmarrje të grave, vajzave dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile.
Në takim morën pjesë Nënkryetarja e Komunës, znj. Katarina Adjancic, Drejtorja për Buxhet dhe Financa, znj. Mevlyde Peci Shala, anëtarë të grupit punues, drejtues të drejtorive komunale si dhe përfaqësues të organizatave lokale.
Qëllimi ishte përfshirja aktive e grupeve të nënpërfaqësuara në vendimmarrje dhe ndarja e prioriteteve reale të komunitetit.
Buxheti i paraparë për vitin 2026: 6.7 milion €, me rritje krahasuar me vitin e kaluar.
U diskutuan tema si: infrastruktura, arsimi, shërbimet sociale, përkrahja për gratë ndërmarrëse dhe të rinjtë.
Ky ishte vetëm hapi i parë! Dëgjimet do të vazhdojnë në muajin gusht për një buxhet më transparent, gjithëpërfshirës dhe në shërbim të qytetarëve
.
#MitrovicaVeriore#Buxheti2026#DëgjimPublik#PjesëmarrjeQytetare#Transparencë#GraDheVajza